Sporti

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

03/26/2024 20:10
nga:Mergim Rreci

Lituania do të jetë në grup me Kosovën, Rumaninë dhe Qipron në Ligën C, Grupi C2 në Ligën e Kombeve.

Kjo kombëtare triumfoi me rezultat të përgjithshëm 2 me 0 ndaj Gjilbratarit, duke iu bashkuar grupit ku gjenden ‘Dardanët’, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshjet e këtij edicioni në Ligën e Kombeve nisin në muajin shtator.

/GazetaBlic Sport/