Lajme

Gërxhaliu: Nëse do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike do të jetë mjaftë sfiduese për qytetarët e Kosovës

03/26/2024 13:40
nga:N K

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur rreth kërkesës së KEK-ut për shtrenjtimit të energjisë elektrike si dhe sa do të ndikojë te qytetarët e Kosovës.

“Jemi duke jetuar në kohën e inflacionit, kriza ekonomike e ka bërë të veten, kërkesa të tilla në kuadër të energjisë elektrike janë të arsyeshme, duhet gjithmonë të jemi të vetëdijshëm se çfarë është gjendja aktuale e qytetarëve të Kosovës.

Tutje ai thotë se qytetarët e Kosovës janë duke ballafaquar me ngritjen e çmimeve, dhe nuk ka ngritje të pagës në sektorin publik dhe as në atë privat.

“Ne jemi duke ballafaquar me ngritjen e çmimeve, në anën tjetër kemi ngrirje të të hyrave, apo të pagave në sektorin publik, qoftë në sektorin private”, tha ai për Gazeta Blic.

Gërxhaliu thotë se është një sfidë e radhës për qytetarët e Kosovës se sa kanë mundësi të përballojnë ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Sa ka mundësi që qytetari i Kosovës të përballojë këtë ngritje të çmimit duhet të mendohet në forma të subensionimit. Nëse do këtë ngritje të çmimit të energjisë elektrike në kohën e inflacionit, aspekti social do të jetë majft i sfiduar”, tha ai për Gazeta Blic.

Krahas kësaj Gërxhaliu, thotë se shumë ndërmarrje publike janë mbetur në mëshiren e subvencionimit  të shtetit, si dhe keq menagjimi i qeverisë dhe politizim në këtë drejtim.

“Jo vetëm KEK-u, por edhe shumë ndërmarrje publike janë në mëshiren e  subvencionimit  të shtetit në këtë drejtim”, tha ai për Gazeta Blic.

Ai tutje akuzon dhe qeverinë për keq-menaxhim.