Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Baltimore, në SHBA.
Haradinaj ka thënë se qytetarëte e Kosovës bashkëndjejnë dhe solidarizohen me familjet e të prekurve dhe popullin amerikan.
“Në këto momente lutemi për të gjithë të prekurit nga aksidenti tragjik i shembjes së urës “Francis Scott Key Bridge” në Baltimore, Merilend, ShBA. Qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë dhe solidarizohen me familjet e të prekurve dhe popullin amerikan nga kjo tragjedi.”