Luana Vjollca po vazhdon të marrë vëmendje me postimet që shpërndan në rrjete sociale.
Ajo kësaj radhe u shfaq provokuese në imazhet e reja në Instagram, aty ku ndiqet nga mbi dy milionë njerëz.
Biondja e famshme shfaqet me një kostum dypjesësh, në ngjyra të përziera: të zezë, kafe dhe blu.
“Vetëm dua të dëgjoj zërin tënd”, është përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente, nga miqtë e fansat.
Luana këtë kohë ka qenë më e tërhequr nga ekrani, pas programit “Love Island”.
Megjithatë, ajo befason gjithnjë dhe pritet të shihet se çfarë ka rezervuar kësaj radhe.
View this post on Instagram