Ndeshja miqësore mes kombëtareve të Francës dhe Kilit sonte do të nisë me një minutë heshtje në kujtim të viktimave të aktit terrorist në Krasnogorsk afër Moskës.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo.
Franca do të përballet me kilianët në “Velodrome” të Marsejës.
“Kur ndodhin ngjarje të tilla, ne duhet të tregojmë solidaritet me popullin e Rusisë. Është e nevojshme t’i kushtojmë respekt kujtimit të të vdekurve. Jini të sigurt se Federata Franceze e Futbollit është në solidaritet të plotë me popullin rus dhe kolegët tanë rusë”, tha Diallo.
/GazetaBlic Sport/