Kombëtarja e Kosovës U19 sot ka shansin e artë të kualifikohet në Kampionatin Evropian të të rinjëve.
Kosova U19 sot ballafaqohet me Slloveninë U19 me fillim nga ora 12:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Momentalisht, djelmoshat e Adil Maliqit pozicionohen në vendin e dytë me tre pikë – një më pak se Spanja e vendit të parë.
Kosova duhet të triumfojë ndaj Sllovenisë – teksa Spanja të humb ndaj Austrisë, që “Dardanët” të kualifikohen në Evropian.
/GazetaBlic Sport