Lajme

Ukraina godet me raketa anijen ruse

03/26/2024 09:11
nga:Y I

Marina ukrainase ka thënë se ka goditur me një raketë anijen Konstantin Olshansky, raporton SKynews.

Rusia e kapi anijen nga Ukraina në vitin 2014.

“Aktualisht, kjo anije nuk është e aftë për luftim”, tha zëdhënësi i marinës, Dmytro Pletenchuk.

“Konstantin Olshansky” u mor nga Rusia gjatë aneksimit të Krimesë.

Dukej se ishte rilyer me ngjyrat e marinës ruse dhe i ishte dhënë një numër i ri flamurtar.