Sulmuesi i Al Hilal, Neymar ka vizituar turneun e tenisit në Miami.
Braziliani 32-vjeçar, i cili po rikuperohet nga një dëmtim, ka ndjekur një ndeshje të turneut të meshkujve dhe më pas u fotografua me tenistin spanjoll Carlos Alcaraz dhe basketbollistin e Miami, Jimmy Butler, shkruan GazetaBlic Sport.
🎾 Carlos Alcaraz
⚽️ Neymar Jr
🏀 Jimmy ButlerLegends collide at the #MiamiOpen 😍pic.twitter.com/ECt1ns4eVI
— Tennis TV (@TennisTV) March 26, 2024
Alcaraz tregoi cilësitë e tij para dyshes, pasi mposhti pa vështirësi Gael Momfis me rezultatin 6:2 dhe 6:4 në sete.
“Faleminderit që erdhët”, shkroi Alcaraz në Twitter pas ndeshjes, duke publikuar fotografinë me Neymar dhe Buttler.
Thanks for coming! ⚽️🏀🎾 @neymarjr @JimmyButler 😍 pic.twitter.com/AbRxL7C110
— Carlos Alcaraz (@carlosalcaraz) March 26, 2024
Kujtojmë se në tetor të vitit 2023, Neymar këputi ACL dhe meniskun e tij gjatë ndeshjes së Brazilit kundër Uruguajit.
/GazetaBlic Sport