Lajme

Ky është fajtori se pse nuk po funksionon Kuvendi, sipas Hisen Berishës së PDK-së

03/25/2024 21:50
nga:G B

Deputeti i partisë më të madhe opozitare, Hisen Berisha e ka gjetur fajtorin se pse nuk po funksionon Kuvendi.

Ai për emisionin “Expose” thotë se shumica parlamentare është përgjegjëse për këtë situatë të funksionimit të Kuvendit.

“Kuvendi funksionin gjithmonë mbi baza e rregullores që rregullon punën e Kuvendit, por funksionalizimi ose jo i asaj rregullore të Kuvendit, është çështje e partisë që ka shumicën. Ky Kuvend udhëhiqet nga një mazhorancë e theksuar që do të thotë i determinojnë vet rregullat e lojës, edhe për kundër rregullores ata e kanë në dorë ta bëjnë më efektive punën apo ta dështojnë atë. Sa i përket mos kalimit të ligjeve, agjenda ligjore e cila bëhet vetëm sa për të përmbushur me kriju kuantitet, atëherë normal që sjell deri të pengesat e cilat pastaj vijnë për arsye të ndryshme, sepse procesi politik krijon zhvillime të papritura, të paprogramuara. Për shkak të stërkeqes së procesit politik në aspektin e dialogut, pastaj në aspektin ekonomik, social etj”, thekson ai.

Deputeti thotë se kanë provuar secila parti opozitare të krijojë mekainizma që ta detyrojë qeverinë të ulet në tavolinë për çështje të ndjeshme për shtetin, por që s’ka pasur sukses.

“Ne kem provuar si parti opozitare secila të krijojë një mekanizëm që do ta detyrojë qeverinë të ulet në tavolinë dhe për çështje të ndjeshme që janë për shtetin e popullin të arrihet një kompromis sepse nuk shkohet gjithmonë udhëheqja vetëm me arrogancën e numrit të votave, sepse ka çështje që janë të përgjithshme, dhe aty duhet kompromis i tërë spektrit politik nuk shkon vetëm me një parti. Mirëpo logjika drejtuese e kësaj partie është e tillë dhe atëherë na ka detyruar të shkojmë në masa, LDK ka pas një rrugë të takimit të grupeve të interesit, me kriju një opinion publik, Aleanca ka pas atë mocionin e mosbesimit që mendoj që të dyja rrugët nuk të qojnë në një zgjidhje. Kurse ne si parti kemi përdorë një mekanizëm kushtetues dhe ligjor i cili me të vërtetë e detyron qeverinë të ulet në tavolinë, ai ka qenë mosvotimi i ligjit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, potencon ai.

Sipas deputetit të PDK-së, mazhorance e interpretoi çështjen e marrëveshjeve ndërkombëtare si veprim që po ndalon buxhetin dhe subvencionimin e Kosovës nga këto përfitime, por që ato para s’mund të vijnë derisa vendi është nën sanksione.


“Këta u munduan ta interpretojnë punën e marrëveshjeve ndërkombëtare si një veprim që po ndalon buxhetin dhe subvencionimin e Kosovës nga këto përfitime, mirëpo kjo nuk është e vërtetë Kosova është nën sanksione, dhe pa marrë parasysh i miratuar apo jo Kosova është nën sanksione, prandaj nëse vazhdon me këtë kurs ka rrezik që të futet në masa të reja sanksionuese. Krejt kjo mund të përmblidhet si një dështim me dashje, sepse këta e kanë shumicën këta çdo vendim që e kërkon shumicën e thjesht mund ta kalojnë vetëm me vet prezencë aty pa opozitën. Prandaj nëse duhet të faturohet dështimin e procedurave në Kuvend dikujt  ajo është vet mazhoranca drejtuese”, deklaron Berisha.

Deputeti opozitar i cili vazhdimisht ngre akuza të rënda ndaj VV-së e Qeverisë Kurti thotë për “Expose”, se VV erdhi në pushtet me kauza mashtruese.

Sipas tij, e gjithë puna që e bënë Qeveria Kurti është që të merret me të kaluarën.

“Këta janë njerëz që kanë ardh përmes atij revulucioni të kuq dhe atyre shamive të kuqe që i kanë lidhur nëpër shtylla të rrugëve, kanë ardhur me një koncept të kauzave mashtruese jo reale që nuk kanë qëndruar. Krejt puna e kësaj qeverie që ka ardh është me u marr me të kaluarën, kjo po administron me të gjitha punët nga e kaluara asgjë s’ka bërë vet. Gjithmonë me arsyetime se ka pas keqpërdorime ka pas korrupsion, kush hyri në burg për keqpërdorim, kush u akuzua kush u arrestua. U munduan të krijojnë afera nga kjo me Pal Lekaj, që nuk është e vërtetë është vendim i qeverive të kaluara që duhet me marrë atë përgjegjësi edhe ministrat e kaluar. Janë penallti që ne i kemi kriju vet për shkak të mungesës së buxhetit dhe i kem prolonguar kohën e implementimit të projektit të rrugës për Maqedoni, dhe normal që të ka penalizu kompania sepse e ke kauzuar në kontratë, po mundohen me kriju kauzë prej asaj që nuk qëndron, sepse në qoftë për ashtu atëherë ministri aktual i Infrastrukturës dhe kryeministri duhet me shku jo vetëm 3 vjet burg por 300 vjet burg, dhe nuk mbulohen dëmet ekonomike dhe në aspektin e krimit të organizuar, vjedhje dhe të tjera që i kanë bërë përmes energjetikës”, deklaron deputeti i PDK-së, Hisen Berisha./Gazeta Blic/

 

Batusha thotë se opozita i bllokoi marrëveshjet ndërkombëtare

Kadrijaj: Qeveria Kurti fajtore për mos respektim të agjendës legjislative