Lajme

VALA zëvendëson platformat ekzistuese me platforma të teknologjive më të reja, njëra ndërrohet sonte

03/25/2024 19:39
nga:G B

VALA ka njoftuar se është në proces të zëvendësimit të tërësishëm të platformave ekzistuese me platforma të teknologjive më të reja dhe njëra ndër to do të ndërrohet/migrohet sonte.

Ajo ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që shërbimet të mos ndikohen fare nga ky ndërrim i platformave të tyre, por për çdo problem mund ta kontaktojnë kompaninë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë,

Siç ju kemi informuar me kohë, VALA është në proces të zëvendësimit të tërësishëm të platformave ekzistuese me platforma të teknologjive më të reja! Njëra ndër to do të ndërrohet/migrohet sonte.

Ne i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme që shërbimet tuaja të mos ndikohen fare nga ky ndërrim i platformave tona.

Megjithatë, ju lutemi që çfarëdo problemi eventual që mund të hasni në shërbimet tona me zë apo data, ta paraqisni menjëherë në:

– Qendrën e Thirrjeve, në numrin pa pagesë 0800-10000; ose

– Për komunikim më të drejtpërdrejtë, mund të njoftoheni nga zyrtarët tanë në mediat sociale dhe uebfaqen tonë www.kosovotelecom.com