Jose Mourinho u ftua për të valëvitur flamurin me kuadrate (finishit) në fund të Çmimit të Madh të Portugalisë të së dielës, pasi ai vizitoi një MotoGP për herë të parë.
“The Special One”, i cili ka më shumë se dy muaj që ka mbetur pa punë pasi u lirua nga detyra te Roma, është gati të bëjë një rikthim të shumëpritur në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Duke folur për gazetën portugeze A Bola në Grand Prix, ai u pyet për hapat e tij të ardhshëm.
“Për momentin ka zero lajme, zero lajme,” tha ai.
“Unë nuk kam klub, jam i lirë, por dua të punoj. Mos u shqetëso, këtë verë dua të kthehem në punë. Jeta ime është futbolli, mund të stërvit kudo, nuk kam asnjë problem”.
Mourinho për momentin po shijon jetën larg futbollit. Kohët e fundit ai pa fitoren e theksuar të Anthony Joshua me nokaut në raundin e dytë ndaj Francis Ngannou në Arabinë Saudite.
Dhe të dielën pasdite, ai ishte i ftuari special në Çmimin e Madh, ndërsa shoferi i Pramac Racing, Jorge Martin përfundoi i pari.
Mourinho is everywhere these days. Even waving the flag at the MotoGP event in Portugal. Portuguese pilot Jorge Martín celebrated with "Siiiii!"pic.twitter.com/uTm3pnOizE
— PortugueseSoccer.com ⚽️ (@PsoccerCOM) March 24, 2024


