Lajme

Osmani për avancimin e Kosovës në NATO: Do vazhdojmë të bëjmë hapa drejt anëtarësimit të plotë

03/24/2024 18:33
nga:G B

Vjosa Osmani, ka bërë të ditur në rrjetin social X, se Komisioni i Përhershëm i NATO-s ka marrë një vendim thelbësor për ngritjen e statusit të Parlamentit të Kosovës në atë të anëtarit të asociuar.

“Komisioni i Përhershëm i @natopapress ka marrë një vendim thelbësor për ngritjen e statusit të Kuvendit të Kosovës në atë të anëtarit të asociuar.”

“Kjo do të mundësojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në Tokë të dëgjohet, ndërsa ne vazhdojmë të bëjmë hapa drejt anëtarësimit të plotë,” shkruan Osmani.