Lajme

Sulmuan gruan e axhës, vihen nën hetim dy persona në Devoll

03/24/2024 17:26
nga:G B

Dy persona janë vënë nën hetim në Devoll të Shqipërisë, pasi dyshohet se kanë sulmuar bashkëshorten e axhës të tyre.

Për 38-vjeçarin me iniciale D. B. dhe 37-vjeçaren me iniciale M. B., banues në fshatin Sul të Devollit, nisi procedimi në gjendje të lirë, raporton Top Channel.

Ndërkohë, gruaja e sulmuar është pajisur me urdhër mbrojtjeje.