Lajme

Ambasadori gjerman: Kontigjenti ynë i shtuar në KFOR, përkushtim për paqe dhe siguri në Kosovë

03/24/2024 17:24
nga:G B

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, po thotë se kontigjenti gjerman i shtuar në KFOR, nënvizon përkushtimin e tyre për paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Këtë, ai e thekson ndërsa ndan një dedikim në platformën X, me rastin e përkujtimit të ushtarëve të NATO-s të cilën humbën jetën gjatë ndërhyrjes humane kundër gjenocidit serb në Kosovë.

”Me ftesë të presidentes Vjosa Osmanit, u bashkova me kolegët në kujtimin e ushtarëve të NATO-s që humbën jetën gjatë dislokimit të tyre në Kosovë. Kontingjenti ynë i shtuar gjerman brenda @NATO_KFOR, nënvizon përkushtimin tonë për paqen dhe sigurinë në Kosovë”.