Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka marrë pjesë në një tubim në Gjermani, me aktivistë e mërgimtarë, me të cilët thonë se kanë diskutuar për situatën politike në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se interesi i mërgatës për Kosovën është shumë i madh.
Postimi i tij i plotë:
Kisha kënaqësinë t’i drejtohem mërgates dhe aktivistëve të pikës së LVV-së në Kiel të Gjermanisë, Në këto tubime masive, morën pjesë qindra aktivist dhe bashkatdhetarë, diskutuam për situatën politike në Kosovë. Së bashku me deputetën Arjeta Fejza, kryetarin e qendrës së LVV-së për Gjermani, Fahri Beqa dhe kryetarin e pikës së LVV-së në Kiel, Sokol Miftari.
Interesi i mërgatës për Kosovën është shumë i madh. Ndihem shumë i lumtur që isha në mesin tuaj. Ju falënderoj për ftesën dhe mikpritjen.