Sporti

Edhe pse i “tradhëtoi” tifozët e duan shumë, Fernando Torres pritet mjaftë mirë në “Anfield”

03/23/2024 20:04
nga:E K

Legjendat e Liverpoolit luajtën një ndeshje miqësore me ata të Ajaxit në stadiumin “Anfield”.

I pranishëm në këtë ndeshje ishte edhe ish-sulmuesi i Kombëtares së Spanjës, Fernando Torres.

Torres luajti deri në minutën e 85’të dhe shënoi një gol të bukur.

Ai më pas u largua nga fusha dhe e kuptoi se ende ka një dashuri të madhe nga tifozët “The Reds”.

Torres ishte larguar nga Liverpoolit për në Chelsea me shifrën rekord në atë kohë, 50 milionë euro.

Ai me Blutë e Londrës kishte plotësuar ëndrrën e tij, duke fituar UEFA Champions League gjatë viti 2012.