Lajme

Von Cramon e quan blof deklaratën e Vuçiqit për tërheqje të Serbisë nga KiE, nëse pranohet Kosova

03/23/2024 17:52
nga:Y I

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si blof deklarimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që nëse Kosova pranohen në Këshillin e Evropës, Serbia do të largohet që aty.

“Është një blof sigurisht. Sigurisht që Serbia nuk do të largohet”, ka thënë Von Cramon.

“Kjo bisedë nuk duhet t’i lë askujt përshtypje. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do ta pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”.