Sporti

Koopmeiners ‘asist’ drejtuesve të Liverpool: Do të duroja edhe ditët me shi në Angli

03/23/2024 15:53
nga:Mergim Rreci

Teun Koopmeiners, një objektiv i Liverpool-it, ka shprehur synimin e tij për t’u larguar nga Atalanta gjatë merkatos së ardhshme të verës.

“Vitin e kaluar ka pasur interes konkret nga Napoli. Megjithatë, në fund, të dy klubet nuk gjetën marrëveshje. I thashë Atalantës se në verën e ardhshme, dua të lëviz,” tha mesfushori për gazetën holandeze De Telegraaf, transmeton GazetaBlic Sport.

“E fejuara ime dhe unë po kalojmë një kohë të mirë në Itali, por për disa klube në Angli, mund të duroja edhe ditët me shi atje… Shpresoj që të paraqiten opsionet që të mund të mendoj për këtë”, shtoi tutje holandezi.