Ish-Kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se Serbia mund të largohet nga Këshilli i Evropës nëse anëtarësohet Kosova në këtë organizatë.
Bushati ka thënë se kjo retorikë është në kundërshtim me marrëveshjet e Bashkimit Evropian, sipas të cilave Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
“Kjo retorikë shkon në kundërshtim me marrëveshjet e Bashkimit Evropian, sipas të cilave Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Duke tërhequr paralele me Rusinë dhe duke kërcënuar me largim nga Këshilli i Evropës që kontribuon në mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk është e dobishme as për Serbinë dhe as për minoritetin serb në Kosovë”, ka shkruar Bushati.
This rhetoric goes contrary to 🇪🇺agreements according to which 🇷🇸 will not object 🇽🇰 membership in any int. organization. Drawing parallels with 🇷🇺 and threatening to leave @coe that contributes to upholding human rights is not beneficial neither to 🇷🇸 nor to 🇷🇸 minority in 🇽🇰. https://t.co/geTKWA6uHA
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) March 23, 2024