Lajme

Musliu Shoshi: Kurdo që kryeministri e kupton që nuk i bie taman sako e qeverisjes le të dorëzohet, jemi të gatshëm dhe entuziast për fitore

03/23/2024 09:47
nga:Sh R

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti, ku tha se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje dhe shtuar se meqenëse opozita nuk i ka numrat për ta çuar vendin në zgjedhje, mund ta ndihmojnë atë.

Musliu Shoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se si parti janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje, ku shton se këtë gjë e kanë kërkuar që nga momenti kur e kanë kuptuar që me këtë qeveri nuk ka progres.

Deputetja tutje thotë se kurdo që kryeministri bindet që nuk i bie taman sako e qeverisjes le të dorëzohet, ku shton se janë të gatshëm dhe entuziast për fitore.

“Si Parti Demokratike jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje dhe një gjë të tillë e kemi kërkuar që kur kemi kuptuar që me këtë qeveri Kosova nuk ka progres. Kryeministri kurdo që bindet që nuk i bie taman sako e qeverisjes e dorezohet, jep dorëheqje ose i fton deputetet e tij të votojnë, ne jemi gati dhe entuziast drejt fitores”, tha Musliu Shoshi për Gazeta Blic.”, tha Musliu Shoshi për Gazeta Blic.

Kurti për zgjedhjet e parakohshme: I bëjmë bashkë numrat me opozitën nëse duan!

Kurti: Dorëheqje s’jap, nëse duam zgjedhje para dimrit të radhës, mund të dakordohemi me opozitën