Lajme

Publikohen pamje të reja pas vrasjeve masive në Moskë

03/22/2024 23:29
nga:Gazeta Blic

Shteti Islamik pretendon se ka kryer sulmin masiv në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë, ku mbetën të vdekur të paktën 40 persona.

Tashmë në rrjetet sociale janë shfaqur fotografitë e parë të të dyshuarve të përfshirë në të shtënat masive në Moskë.

Qytetarët rusë dyshohet se kanë filmuar një nga të dyshuarit teksa po përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes me pushkën automatike në dorë.

VIDEON mund ta shikoni këtu.

“Al-Amaq merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Moskë” dhe pretendon se grupi “synonte veçanërisht ngjarjet e të krishterëve në qendrën tregtare”.

Kujtojmë se nesër është pesë vjetori i rënies së Kalifatit pas Betejës së Baghuzit në Siri.

Sulmuesit përdorën gjithashtu eksploziv, duke shkaktuar një zjarr masiv në sallën më të madhe të koncerteve.

Ndryshe, ambasada amerikane në Rusi javë më parë kishte paralajmëruar për sulmin në kryeqytetin rus.