Lajme

Motoçikleta godet këmbësorin në Prishtinë

03/22/2024 20:18
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur pasdites e sotme në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila theksoi se në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një motoçikletë.

Ahmeti shtoi se nga ky aksident lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 18:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, u shpreh Ahmeti.

Ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.