Lajme

Vdes një 20-vjeçar në Durrës, u godit nga vetura

03/22/2024 17:57
nga:Y I

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Shënavlash – Sektor Rinia në Durrës.

Policia thotë se viktima është një 20-vjeçar. Ky i fundit u përplas nga një automjet, dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi u shoqërua nga policia për t’u pyetur lidhur me rrethanat e aksidentit.

“Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton Policia e Durrësit. /tvklan