Lajme

Sherifi: Kurti bëri mirë me ofertën për zgjedhje por duhet të japë dorëheqje

03/22/2024 17:32
nga:Y I

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë mirë me ofertën që i bëri opozitës për zgjedhje por sipas tij ai duhet të japë dorëheqje.

Në emisionin “FIVE”, Sherifi ka thënë se Kurti është duke bërë trik elektoral dhe dëshiron që të luajë rolin e viktimës e t’ua lë fajin opozitës duke kërkuar shpërbërje të Kuvendit.

“Le të japë dorëheqje, shkojmë në zgjedhje. Haradinaj pat dhënë dorëheqje, pastaj u shpërbë Kuvendi. Konstatimi i Kurtit se nuk mund të shkojmë në zgjedhje pa u shpërndarë kuvendi, nuk është i vërtetë. Nëse e ka vërtetë ofertën për zgjedhje, krejt çfarë i duhet është të japë dorëheqje, pastaj mund të vijojmë me procedurat për shpërbërje. Mendoj se Kurti nuk jep dorëheqje, thotë se unë jam rehat, nëse opozita është rehat, Kurti mirë që bëri ofertë për zgjedhje, por duhet të japë dorëheqje”, ka deklaruar Sherifi.