Lajme

Mustafa: Ka kohë që Kurti ka hyrë në fushatë zgjedhore, deklaratat e tij janë sa për të provokuar opozitën

03/22/2024 13:54
nga:Sh R

Ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti, ku tha se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje dhe tha se meqenëse opozita nuk i ka numrat për ta çuar vendin në zgjedhje, mund ta ndihmojnë atë.

Mustafa në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kurti ka kohë që ka hyrë në fushatë zgjedhore, dhe se deklaratat e tij tani janë vetëm për të provokuar opozitën.

“Ka kohë që z. Kurti ka hyrë në fushatë zgjedhore. Deklaratat tani janë sa për ta provokuar opozitën, sepse pak është me rëndësi se a mbahen zgjedhjet këtë vit kalendarik apo në shkurt të vitit 2025, kur është fundi i mandatit”, tha Mustafa për Gazeta Blic.

Kurti për zgjedhjet e parakohshme: I bëjmë bashkë numrat me opozitën nëse duan!