Lajme

Krasniqi: Tri vjet keqqeverisje, degradim e mashtrim

03/22/2024 12:54
nga:Sh R

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në trevjetorin e emërimit të saj, e ka akuzuar për mashtrim e degradim Qeverinë Kurti.

Krasniqi në një video material ka përmbledhur “disa nga aferat dhe skandalet e Qeverisë Kurti 2 në këto tre vjet”.

Kreu i PDK-së, ka thënë se, mbi të gjitha, këto tre vjet kanë shpërfaqur natyrën mashtruese të kryeministrit Kurti dhe kabinetit të tij.

“Tri vjet degradim – korrupsion – nepotizëm. Tri vjet keqqeverisje – izolim – frikë. Tri vjet mashtrim!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.