Njohësi i çështjeve politike, Blerim Gashi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti ku tha se meqenëse opozita nuk i ka numrat për ta çuar vendin në zgjedhje, ai mund ta ndihmojë opozitën.
Gashi në një prononcim për Gazeta Blic, tha se deklaratat e Kurtit në lidhje me zgjedhjet janë sfidim politik për opozitën.
Ai shprehet se nëse opozita dëshiron të tregoj sadopak guxim, duhet t’i përgjigjet Kurtit me organizimin e mbledhjes së nënshkrimeve për zgjedhje.
“Deklarimin e KM Kurti lidhur me zgjedhjet jane sfidim polilitik i drejperdrejtë për opozitën”.
“Mendoj që opozita poçese dëshiron të tregoj sadopak guxim duhet ti përgjigjet me organizim konkret të mbledhjes së nënshkrimeve për zgjedhjeve e jo të pres në pafundësi disponimin për taktizim politik te KM Kurti lidhur me zgjedhjet”, tha Gashi për Gazeta Blic.

Kurse analisti politik Arbnor Sadiku, për Gazeta Blic, thekson se qeveria po dëshiron zgjedhje vetëm që t’i ikë presionit ndërkombëtarë.
“Ne bazë presioneve të fundit nga ndërkombëtarët që erdhen për punën Asociacionit komunave serbe, besoi qe vetmja forme qe Qeveria te i ik ketij presioni nderkombetar eshte shkuarja ne zgjedhje te parakohshme.Dhe besoj qe kjo eshte arsyja kryesore pse ai deshiron te shkoi ne zgjedhje”, shtoi Sadiku për Gazeta Blic.

Kurti për zgjedhjet e parakohshme: I bëjmë bashkë numrat me opozitën nëse duan!


