Sporti

Kosova shihet si favorite e lehtë ndaj Armenisë, kuotat e basteve

03/22/2024 12:28
nga:Mergim Rreci

Kosova do të luajë miqësoren e parë në krye me trajnerin Franco Foda.

“Dardanët” do të përballen me Armeninë këtë të premte, në orën 17:00, transmeton GazetaBlic Sport.

Kombëtarja është gati për një fillim të ri në krye me trajnerin gjerman dhe sot do të kërkohet vetëm rezultati pozitiv.

Bazuar tek kuotat e basteve, Kosova është favorite e lehtë ndaj Armenisë, me fitoren e ‘Dardanëve’ që kuotohet me 2.55, kurse fitorja e kundërshtarit llogaritet me kuotë 2.70.

/GazetaBlic Sport/