Nëse po kërkonit një recetë të lehtë e cila ju ndihmon për të ruajtur linjat, ato që ju vijnë në mendje janë perimet e ziera.
Po sado të mira që të jenë e plot vlera, vjen një moment që perimet e ziera bëhen të mërzitshme.
AgroWeb.org sot ju këshillon një pjatë e cila ka shije perfekte por në të njëjtën kohë ju ndihmon me rënien nga pesha.
Besoj do të keni dëgjuar për kinoan, ajo konsiderohet si mbretëresha e të gjithë drithrave.
Plot vlera për shëndetin ajo ju mban të ngopur më gjatë, e bashkë me perimet që do t’ju duhen ju japin plot vitamina dhe minerale.
Përbërësit:
Kinoa 200 g
Kërpudha 100 g
Speca të kuq 70 g
Speca të verdhë 70 g
Kungulleshka 150 g
Qepë e kuqe 100 g
Ujë 400 g
Vaj ulliri
Mente
Kripë
Piper i zi
Përgatitja
Për të nisur përgatitjen e kësaj recete, duhet të filloni me pastrimin e qepëve të kuqe.
Qërojini dhe pritini në feta sa më të holla që të mundeni.
Vazhdoni me prerjen e specit të kuq duke u siguruar që të largoni që të gjitha farat e tij.
Priteni në shiritatë vegjël dhe vendoseni në një tas.
Po në të njëjtën mënyrë prisni edhe specin e verdhë, dhe lëreni bashkë me të kuqin.
Pasi të keni hequr bishtat e kungulleshkave pritini në kubikë të vegël.
Ndërkohë kërpudhat pastrojini mirë dhe pritini në feta normale.
Pasi nëse mundoheni që t’i prisni më hollë, kërpudhat do të humbasin formën e tyre.
Në nëj tigan hidhni pak vaj ulliri dhe lëreni të ngrohet.
Të parat që do të skuqni janë qepët e kuqe, AgroWeb.org ju këshillon që zjarrin ta lini të ulët.
Pasi qepa të ketë ulur volumin e saj hidhni pak ujë dhe lërini të ziejnë për një ose dy minuta.
Tani shtoni specat dhe lërini sat ë zbuten pak para se të shtoni kungulleshkat dhe kërpudhat.
Bëni kujdes për radhën e gatimit të perimeve, pasi nëse e ndryshoni perimet nuk do të jenë të gatuara siç duhet.
Lërini në zjarr që të gjitha perimet për 5 minuta dhe jepuni shije me kripë dhe piper.
Tani AgroWeb.org ju sugjeron që të përgatisni kinoan.
Shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm, lëreni të kullojë ndërkohë që keni ngrohur pak vaj ulliri në një tenxhere.
Hidheni aty kinoan dhe jepini një të skuqur te lehtë.
Përziejeni me një lugë druri në mënyrë që të mos ngjitet në fundin e tenxheres.
Hidhini kripë sipas dëshirës suaj, edhe pse AgroWeb.org ju sugjeron që këtu ta shmangni kripën për të përgatitur një pjatë të shëndetshme.
Tani shtoni ujin dhe lëreni që kinoa të ziejë plotësisht.
Kur të shihni që uji të jetë ëprthithur i gjithi nga kinoa, atëherë ju mbetet vetëm të kryeni hapin e fundit.
Bashkoni perimet që përgatitët më parë dhe spërkateni me pak vaj ulliri dhe mente të grirë për t’i dhënë aromën e freskisë./AgroWeb.org