Nikollë Nikprelaj ka dhënë një nga rrëfimet më emocionuese. Këngëtari i njohur ishte i ftuar në #Gjesi ku përmes rubrikës ‘’Nostalgji’’ shpalosi kujtime të rralla e histori interesante.
Ai mes tjerash tregoi historinë e njohjes me bashkëshorten e tij, Dritën, histori filmash dhe shumë interesante pasi këngëtari tregoi se kishte krijuar këngë për të edhe pse nuk e kishte parë kurrë.