Lajme

Bonja e Hercegovina merr “dritën jeshile” për hapjen e negociatave me BE-në

03/21/2024 22:32
nga:Y I

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot në Bruksel i kanë dhënë “dritën jeshile” Bosnje e Hercegovinës për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Bëhet e ditur se ata e morën këtë vendim bazuar në rekomandimin e Komisionit Evropian (KE).

Kujtojmë se Komisioni Evropian publikoi një raport javën e kaluar në të cilin konkludoi se Bosnja e Hercegovina i plotëson mjaftueshëm kushtet për fillimin e rrugës së gjatë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në takimin e tyre në dhjetor 2023, liderët e vendeve të BE-së i dhanë “dritën jeshile” hapjes së negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, pasi këto vende morën hapat e rëndësishëm të përcaktuar në raportin e zgjerimit të KE-së të 8 nëntorit 2023 dhe shprehën gjithashtu gatishmërinë e tyre për të hapur negociatat e anëtarësimit me Bosnjë dhe Hercegovinën kur kriteret për anëtarësim të përmbushen në masën e kërkuar.

Bosnja dhe Hercegovina aplikoi për anëtarësim në BE në shkurt të vitit 2016 dhe iu dha statusi i kandidatit në dhjetor 2022.