Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-së, Todd D. Robinson, ka thënë se policët dhe gjykatësit e dorëhequr në veri të Kosovës duhet të kthehen në vendet e tyre të punës.
Robinson në një intervistë në ATV tha se kjo është e rëndësishme për çdo qytetar, sepse ata duhet ta dinë se janë të prfaqësuar në institucionet e Kosovës.
“Fillimisht mendojmë se është me rëndësi për të gjitha institucionet qofshin ato të drejtësisë, korrektuese apo policia e gjykatat, konsiderojmë që është me rëndësi që ato të jenë të qasshme për të gjithë kosovarët andaj është me rëndësi që ata policë të kthehen. Është me rëndësi që ata gjykatës të kthehen në sistem. Kjo ka rëndësi edhe për shkak të integrimeve euro-atlantike por akoma më e rëndësishme për çdo qytetar që të dinë se janë të përfaqësuar në ato institucione, për të krijuar demokraci më të mirë, më të sigurt, më transparente”, tha Robinson.
Robinson po ashtu u shpreh se ShBA-ja e ka qëllim kryesorë për të ndihmuar Kosovën për t’u integruar në struktura euro-atlantike.
“SHBA-ja është partneri juaj dhe do të duhej të ishte partnerë për nga përzgjedhja. Natyrisht ne e kuptojmë rëndësinë e euro-integrimit më të gjerë të Kosovën në struktura euro-atlantike dhe do të donim t’iu ndihmonim të arrini aty. Ky është qëllimi kryesor“, tha ndër të tjera ai.
Ai gjithashtu tha se SHBA-ja do ta ndihmojë Kosovën në sistemin e drejtësisë, si dhenë luftën kundër korrupsionit.
“Kosova është ende duke kaluar nëpër transformime në nivele të ndryshme ndërsa disa prej institucioneve sikurse ato në sistemin e drejtësisë, sistemin korrektues janë duke iu nënshtruar reformave të rëndësishme në aspektin e transparencës dhe qeverisjes së mirë por edhe luftës kundër korrupsionit. Dhe ne jemi këtu për të ndihmuar sepse duam të ndihmojmë ato institucione të bëhen më të mira e të rriten jo ngase kjo është mirë vetëm për SHBA-në por edhe për kosovarët e zakonshëm.”, u shpreh Robinson.