Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ftuar në rtk ka folur për rregulloren e BQK-së e cila është shoqëruar me kritika të shumta nga ndërkombëtarët .
Kurti ritheksoi se nuk ndalohet dinari në Kosovë por se euro është mënyra e vetme e pagesës.
“Ne nuk po e ndalojmë dinarin, ne vetëm po themi se euro është e vetmja menyrë pagese dhe shkëmbimi. Ne jemi në mbeshtetje të çfarëdo problemi faktik që shfaqet. Faktorët ndërkombëtarë janë shprehur të brengosur për sa i përket zbatueshmërisë” tha Kurti raporton Gazeta Blic.
Ai tutje ka folur edhe në lidhje me deklaratat e fundit të Escobar.
Kryeminsitri Kurti tha se me Escobar kanë vazhdimisht diskutime por se nuk pajtohen për gjithçka.
“Me Escobar ne vazhdimisht diskutojmë, për shumicën e gjërave pajtohemi por jo për gjithçka” tha Kurti në rtk raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Kurti flet për sfidat e qeverisjes: Kemi ngritur imazhin e Kosovës në botë