Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë se nuk beson se Vetëvendosja do të bëjë koalicion me ndonjërën prej partive opozitare, në zgjedhjet e ardhshme.
Arifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, partia në pushtet dëshirojnë të qëndrojnë me standardin e tyre.
“Nuk besoj se do të ketë koalicion të VV’së me partitë e tjera sepse ata dëshirojnë ta mbajnë standardin e VV’së, pra sipas tyre është e papranushme që të ketë një koalicion pas këtyre viteve qeverisje”, tha ai.
Arifi tutje shton se, VV’ja i cilëson partitë e opozitës si kriminele dhe nuk do të duhej të kishte koalicion mes tyre.
“Për VV’në të gjitha partitë opozitare janë parti kriminele që i bie se nëse do të ketë koalicion edhe Vetëvendosja është e tillë”
“Nuk do të duhej të kishte koalicion të tillë, as partitë opozitare nuk do të duhej të hynin për shkak të kampanjës negative që është bërë kundër tyre”, tha Arifi për GazetaBlic.