Lajme

Deklarohen nga AKR: Sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, degët në terren i kemi të mobilizuara!

03/21/2024 18:30
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurtit, është shprehur i gatshëm për të shkuar në zgjedhje.

Ai ka deklaruar se nëse opozita do zgjedhje të parakohshme duhet të shpërbëhet Kuvendi.

“Ndoshta do të ketë zgjedhje të parakohshme, unë nuk e di, por… Për ne është krejt njësoj. Por, unë nuk mund të kem zgjedhje të parakohshme në Kosovë pa opozitën. Nëse opozita do zgjedhje të parakohshme, duhet të shpërbëhet Kuvendi”, tha Kurti në një intervistë për REL raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve kanë folur për “Gazeta Blic” nga Aleanca Kosova e Re.

Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti politik, Vesel Makolli, tha se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt në vend.

Makolli tha se Kurti gjatë qeverisjes së tij 3-vjeçare, Kurti,  jo vetëm që nuk ka realizu asnjë premtim por ka përkeqësuar gjendjen ekonomike dhe sociale.

“Kryeministri Kurti me premtime marramendese, i fitoj mbi gjysmën e elektoratit votues. Gjatë qeverisjes së deritanishme mbi tre vjeçare, jo që nuk e ka realizu asnjë premtim, përkundrazi e ka ulur tejmase rejtingun e Kosovës në rrafshin ndërkombetar dhe me veprimet apo mosveprimet në qeverisjen e brendshme është përkeqësu gjendja ekonomike dhe sociale.Kryeministri jonë, duke eskivuar dhe prolonguar mosrealizimin e marreveshjeve nderkombetare, nxiti presionin e miqve tane nderkombetar dhe sanksionet nga BE”

“Duke u bazuar në të gjitha këto dhe në moskoordinimin në shumë veprime të qeverisë me partneret tanë ndërkombetar, në veçanti me SHBA-të, zgjedhje duhet të ketë sa më parë, gjegjesisht mundemi me thanë se janë te imponuara” deklaroi Makolli për “Gazeta Blic”.

Ai tha se Aleanca Kosova e Re ka kohë që janë duke punuar për të qenë sa më të mobilizuar për zgjedhje, kurdo që ato shpallen.

Makolli tha se degët në terren janë të mobilizuara.

“Ne si AKR ka kohë qe jemi duke punuar për të qenë sa ma të mobilizuar për zgjedhjet kurdo që ato do të shpallen.I kemi te mobilizuara degët në terren, dhe jemi duke u zgjeruar çdo ditë horizontalisht me nendege te reja dhe me kuadro, sidomos nga radhet e rinise” deklaroi ai në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”

Kryeministri Kurti në intervistën e tij dhënë për REL deklaroi se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2020 nuk ka lënë mundësi tjetër, e sipas tij, për të pasur zgjedhje të parakohshme duhet shpërndarë kuvendit.

“Dhe le të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme për ata që e kanë mendjen aty”, tha Kurti raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Kurti: Nëse opozita do zgjedhje të parakohshme, duhet të shpërbëhet kuvendi