Sporti

Yamal tani është lojtari i tretë më i shtrenjtë i Barcelonës

03/21/2024 17:15
nga:Lorik J

Jeta e Lamine Yamal ka marrë një kthesë që kur ai bëri debutimin e tij për Barcelonën në fund të vitit të kaluar. I riu është kthyer në një fenomen mediatik dhe një nga figurat kryesore të skuadrës së Xavit në fushë vetëm në moshën 16-vjeçare.

Jeta ecën aq shpejt për lojtarin, saqë në pak muaj ai është bërë, sipas të dhënave, lojtari i tretë me vlerën më të lartë në treg te skuadra e Barcelonës. Vetëm pas Gavi dhe Pedri.

Sipas Transfermarkt, vlera e Lamine në treg është 75 milionë euro. Para përditësimit të fundit në faqen e njohur, çmimi i Yamal ishte 60 milion.

Logjikisht, ai është lojtari më i vlefshëm i lindur në vitin 2007 në botë.

Një tjetër lojtar i Barçës që ka parë çmimin e tij të rritet shumë është qendërmbrojtësi Pau Kubarsi. Para azhurnimit të fundit të çmimeve, ai nuk kishte debutuar për ekipin përfaqësues të Barcelonës dhe vlerësohej në një milion e gjysmë, dhe aktualisht sipas Transfermarkt ai vlen 25 milionë.

/GazetaBlic Sport