Sporti

Robinho do të arresohet, Gjykata e Lartë e Drejtësisë merr vendim

03/21/2024 15:35
nga:Mergim Rreci

Robinho do të arrestohet pasi u gjykua në Brazil për një krim të sulmit seksual, të cilin e kreu njëmbëdhjetë vjet më parë, teksa luante në Itali, për Milanin .

Gjykata e Lartë e Drejtësisë (STJ) mori shumicën e votave, nëntë votuan pro kërkesës së drejtësisë italiane dhe dy kundër dhe ish-futbollisti do të duhet të vuajë menjëherë dënimin, nëntë vjet, transmeton GazetaBlic Sport.

Megjithatë, braziliani mund të apelojë në Gjykatën e Lartë Federale dhe të shtyjë kthimin e tij në burg, kjo gjë do të vendsoet me shumë gjasë javën e ardhshme.

/GazetaBlic Sport/