Sporti

“Nuk e mendova si një sulm ndaj Dybalës”, Totti sqaron deklaratën: Ai ndryshon “muzikën”

03/21/2024 14:41
nga:E K

Deklarata e Francesco Tottit para disa ditësh se nuk do të rinovonte me Paulo Dybalën nëse do të ishte një drejtues i Romës, u duk si një sulm i pastër ndaj argjentinasit.

Megjithatë, ish-kapiteni legjendar i verdhekuqve kërkon të sqarojë këtë deklaratë duke theksuar se nuk ishte qëllimi i tij të sulmonte Dybalën.

Unë nuk jam një drejtues i Romës, jam thjesht një tifoz i kësaj skuadre. Unë iu përgjigja një pyetje, dhe thashtë atë që mendoj pasi Dybala luan vetëm 50% të ndeshjeve. Unë nuk doja në asnjë moment ta sulmoja pasi e kam theksuar gjithnjë se është një lojtar i shkëlqyer me talent dhe që kam dëshiruar të vinte shumë më përpara te Roma. Kur ai është në fushë ndryshon muzika”, u shpreh Totti.