Lajme

Si e kuptoi babai se vajza e tij me autizëm po abuzohej nga logopedi?

03/21/2024 13:31
nga:N K

Opinioni publik në Kosovë u trondit nga disa videoincizime që tregonin për dhunën e ushtruar nga logopedi Iljasa Fazliu, ndaj një fëmije me autizëm.

Rasti kishte ndodhur në Gjilan, për trajtim të pandërgjegjshëm ndaj katërvjeçares.

Iljasa Fazliu, pas rastit u sulmuar fizikisht nga Isak Shala, babai i fëmijes.

Logopedi Fazliu ishte arrestuar nga policia e disa muaj më pas ai u kthye në punë në QKUK.

Për sulm fizik ndaj logopedit u arrestua edhe Isak Shala.

Procesi gjyqësor rreth rastit ende po vazhdon.

Rreth rastit në Kosova Today ka folur prindi i fëmijes.

Shala tha në Klan Kosova se ka pasur dyshime ndaj logopedit qysh nga dita e parë kur ka shkuar ta kontrollojë vajzën e tij.

“E kam parë si fol. Unë jam i bindur që nuk është stabil hiç, që ka probleme psikike ai njeri dhe që përdorë barna për qetësim”, tha Shala.

Ai shtoi se Iljasa Fazliu, nuk kishte marrë asnjë shënim për vajzën.

“Asnjëherë se ka shikuar në sy vajzën as nuk ka folur me të. Të vetmin shënim që ka marrë ka qenë janë oraret dhe më e rëndësishmja pagesat”, theksoi ai.

Tutje Isak Shala, ka treguar se si e kishte kuptuar se vajza e tij ishte abuzuar./klankosova/