Tre bashkëatdhetarë nga Zymi i Hasit, Engjëll Lekaj, Kolë Berisha dhe Genc Dulaj, gjatë ditës së djeshme kanë bërë hapjen solemne të biznesit së tyre, Hotel Restaurant “Mulliri me Erë”, i cili gjendet në një vend mjaft të veçantë të zonës së Hasit, mes fshatrave Zym dhe Karashëngjergj.
Në hapjen solemne ishin të pranishëm edhe personalitete të ndryshme nga jeta politike dhe nga bota e biznesit, ku hapja e restaurantit u bë nga ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe nga ish ministri i FSK-së, Rrustem Berisha.
Haradinaj vlerëson se hapja e këtij biznesi ka një rëndësi të veçantë, pasi që ndodhet në një vend përplot me tradita dhe vlera kombëtare siç është Hasi.
I punuar me një përkushtim mjaft të madh “Mulliri me Erë”, do të ofrojë specialitete të ndryshme, dhe një meny mjaft të pasur ushqimore për të gjithë klientët e saj.


