Lajme

Dashuria e madhe për atdheun, nxiti tre bashkëatdhetarë nga Zymi i Hasit, që të investojnë në vendlindjen e tyre

03/22/2024 14:06
nga:Sh R

Hotel Restaurant “Mulliri me Erë”, u hap gjatë ditës së djeshme në Zym të Hasit, nga tre bashkëatdhetarë të cilët punojnë në Kroaci, Engjëll Lekaj, Kolë Berisha dhe Genc Dulaj.

Njëri nga pronarët e këtij biznesi, Genc Dulaj, në një intervistë për Gazeta Blic, tregoi se dashuria e madhe që kanë për vendlindjen e tyre i nxiti që të investonin në Kosovë, dhe ta bënin hapjen e Hotel Restaurant “Mulliri me Erë”.

Lokacioni i restaurantit është i përkryer për të gjithë ata që dëshirojnë diçka më ndryshe se përditshmëria. Vend ku mysafirëve ju garantohet qetësi dhe ambient me një natyrë mjaft të bukur dhe përrallore.

Restauranti “Mulliri me Erë”, ju ofron një ambient të ngrohtë, ushqim të mrekullueshëm dhe çaste fantastike, ku do të ju ofroj edhe shërbime cilësore të gastronomisë, për të cilën zona e Hasit shquhet në traditat mbarëshqiptare.