Lajme

Ministria e Bujqësisë shënon Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, demonstrohen teknologji inovative që i posedon APK-ja

03/21/2024 11:48
nga:Sh R

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), në bashkëpunim me FAO-n, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, në Parkun e Blinajës me temën “Pyjet dhe Inovacioni: Zgjidhje e re për një botë më të mirë”.

Me këtë rast, në prezencë të ministrit Faton Peci u bë prezantimi dhe demonstrimi i teknologjisë inovative që posedon Agjencioni i Pyjeve të Kosovës, në planifikimin dhe monitorimin e shfrytëzimit të pyjeve, analiza dhe vlerësimin e sipërfaqeve të caktuara pyjore dhe aktivitetet e përditshme në sektorin e pylltarisë.

Demonstrimi praktik përfshiu përdorimin e dronëve, GPS, si dhe kamerave kurth.