Lajme

Dreshaj për Qeverinë Kurti: Kjo qeverisje nuk është me programin që ka ardhur në pushtet

03/20/2024 21:31
nga:G C

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti, duke thënë se nuk është në qeverisje me programin social që premtoi gjatë fushatës zgjedhore.

Dreshaj në Debat Plus ka thënë se premtimet elektorale dhe veprimet aktuale të qeverisë nuk përputhen.

“Kjo qeverisje nuk është me programin që ka ardhur në pushtet, programi që ka ardhur në pushtet ka qenë program social, për mbështetjen e shtresave të gjera dhe për me i largu krejt të këqijat që janë bërë në qeverisjen paraprake,” tha Dreshaj.

Sipas tij, Kurti ka marrë votën e popullit, “ne e kemi bërë zot shtëpie, ia kemi dhënë kuletën e familjes ta menaxhojë vendin por nuk ja kemi dhënë të drejtën e armiqësisë me të gjithë fqinjtë që i kemi.”

“Aleancat me faktorin ndërkombëtar janë ndërtu ndër vite, unë jam pjesë e viteve 90-ta e di çfarë kemi hequr, e lehtë është të shkatrrosh, vështirë është të ndërtosh,” shtoi Dreshaj.

Poashtu Dreshaj rikujtoj se në Parlamentin e Kosovës, asnjë iniciativë, qoftë e mirë apo e keqe nuk është mbështetur nga pozita vetëm se është propozuar nga opozita.