Zyra për Media e Kryeministrisë kanë lëshuar para pak minutash një komunikatë për media, për takimin që sot kryenegociatori Besnik Bislimi ka pasur me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier në orën 11:00.
Në këtë takim, siç njofton ZKM, Bislimi dhe Hovenier kanë folur për takimin e djeshëm të mbajtur në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve, shkruan Express.
Në komunikatë thuhet se Bislimi e ka njoftuar ambasadorin amerikan për temat e diskutuar dhe se fokus ka qenë Marrëveshja Bazike, Aneksi i Implementimit dhe formalizimi i marrëveshjes sa më shpejt të jetë e mundur.,
Bislimi në takim me ambaadorin Hovenier, ka thënë se për Kosovën marrëveshja është valide në tërësinë e saj, dhe sipas komunikatës së ZKM-së, në takimet e djshme në Bruksel, Serbia ka paraqitur qëndrimin e saj kundër zbatimit të marrëveshjes dhe kundër formalizimit të saj.
“Ai shtoi se për ne marrëveshja është valide në tërësinë e saj, gjë të cilën ambasadori Hovenier e konfirmoi nga pozicioni i tij. Njëkohësisht, zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin se delegacioni i palës tjetër, ritheksuan gjatë takimeve të djeshme qëndrimin e Serbisë kundër zbatimit të marrëveshjes dhe rrjedhimisht edhe formalizimit të saj”, thuhet në njoftim.
Në fund të komunikatës, Zyra për Media e Kryeministrisë kanë treguar se Bislimi e ka informuar ambasadorin se në Bruksel s’kanë biseduar për dinarin apo Rregulloren e BQK-së, por për mënyrën e implementimit.
“Sa i përket rregullores së BQK-së, zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin që diskutimi nuk është zhvilluar rreth dinarit apo rregullores, e cila nuk është çështje për diskutim apo kontestim, por rreth mënyrës së zbatimit të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës”, theksohet në komunikat.ë
“U trajtuan edhe një sërë temash të tjera që janë diskutuar gjatë takimit të djeshëm, duke përfshirë artefaktet që Serbia duhet t’i kthejë Kosovës, si dhe shkeljet që po i bëjnë në disa marrëveshje si ajo e energjisë dhe telekomunikacionit, apo në rastin e tentimeve të vazhdueshme të bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, për çka ambasadori Hovenier shprehu qëndrimin e SHBA-së kundër tentativave të tilla”, përfundon njoftimi i ZKM.