Kombëtarja gjermane do të jetë pa portierin titullar dhe kapitenin Manuel Neuer për miqësoret kundër Francës dhe Holandës.
Federata vendase e futbollit njoftoi se portieri ka pësuar një lëndim në aduktorin e majtë. Ai është larguar nga kampi i Gjermanisë dhe do të kthehet në Mynih për t’u rikuperuar.
Manuel Neuer nuk ka luajtur për kombëtaren që nga Botërori në Katar. Gjermania do të luajë me Francën më 23 mars dhe do të përballet me Holandën tre ditë më vonë.
/GazetaBlic Sport