Lajme

Vodhën në janar/ Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personave në foto

03/20/2024 15:37
nga:Mergim Rreci

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast vjedhje që ka ndodhur në muajin janar të këtij viti.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e publikuar.