Showtime

Legjendat e Hip-Hopit bashkë për yllin e Dr.Dre në “Walk of Fame”

03/20/2024 14:36
nga:N K

Dr.Dre është nderuar me yll në “Hollywood Walk of Fame”.

Ai mori zyrtarisht yllin e 2 mijë e 775-të gjatë një prezantimi të mbushur me yje të martën pasdite.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e Hip-Hopit që kanë qenë krah Dre për dekada, si Snoop Dogg, Eminem, Jimmy Lovine dhe më shumë, ishin të pranishëm për atë që i kanë dhënë muzikës.

“Gjatë rrjedhës së karrierës sime, kam pasur privilegjin të gjej dhe të ushqej talente të reja, si dhe të shtyj kufijtë në hip-hop në përmbajtje”, tha Dre.

“Unë jam krenar. Do të jem këtu përgjithmonë”, vazhdoi ai.

Eminem, 50 Cent, Dr. Dre and Snoop Dogg