Lajme

Antony Blinken pritet që të premten të udhëtojë për në Izrael

03/20/2024 13:23
nga:G B

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pritet që të premten të udhëtojë për në Izrael.

Shtëpia e Bardhë tha se vizita e Blinken në Izrael vjen në një kohë kritike, pasi zyrtarët amerikanë dhe izraelitë ka të ngjarë të diskutojnë alternativat ndaj një ofensive tokësore në qytetin jugor të Gazës, Rafah javën e ardhshme, shkruan CNN.

Të hënën, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan  tha se Biden i kishte kërkuar Netanyahut të dërgonte një ekip në Uashington “për të dëgjuar shqetësimet e SHBA-së në lidhje me planifikimin aktual të Izraelit për Rafah”

Por, dje Netanyahu tha se është i vendosur të veprojë në Rafah në mënyrë që të “eliminojë përfundimisht batalionet e mbetura të Hamasit, duke ofruar zgjidhje humanitare për popullatën civile”.