Reperi kanadez Drake, i ka dhuruar një fanseje shtatzënë 25 000 dollarë gjatë një turneut të tij. Arsyeja e këtij veprimi nga artisti, ishte sepse i pëlqente se cfarë shkruante në tabelën që ajo mbante në duar:
“Unë jam shtatzënë në muajin e pestë, a mund të jesh babi i pasur për djalin tim?”. Shënimi i fanses shtatzënë i dedikohej këngës “Rich Baby Daddy” të Drake dhe duket që ai e vlerësoi qartë kreativitetin e saj.
“Epo para së gjithash, nuk dua të ofendoj babin tuaj të vërtetë, por do të doja t’ju nxjerr nga gropa në mënyrë që të mund t’ju vendosim diku të sigurt” i’u përgjigj Drake. Reperi i dhuroi asaj 25.000 dollarë për tu siguruar që ajo ishte e përgatitur për të gjithë shtatzaninë. “Do të doja të të jepja 25 000 dollarë që të bëhesh një mama e pasur” i tha Drake.