Lajme

Haxhiu pas takimit me gratë e Drenasit: Na u konfirmua rëndësia e fuqizimit të vajzave dhe grave përmes mbështetjes ekonomik

03/20/2024 10:24
nga:G B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur një takim me disa gra të Komunës së Drenasit, ku kanë diskutuar për sfidat dhe problemet e përditshme dhe palët për mundësit e së ardhmes.

Pas këtij takimi, Haxhiu ka thënë se iu është konfirmuar rëndësia e fuqizimit të vajzave dhe grave përmes mbështetje ekonomike.

“Në Drenas, dje pasdite, bashkëbiseduam për masat e ndërmarra për pavarësimin e fuqizimin ekonomik të grave, për sfidat dhe problemet e përditshme dhe për planet e mundësitë e së ardhmes.

Duke qenë se shumë nga këto vajza dhe gra kishin përfituar nga masat e marra nga qeveria, si bursat për vajzat në STEM, shtesat për fëmijë dhe lehona dhe masat e tjera të kësaj natyre edhe njëherë na u konfirmua rëndësia e fuqizimit të vajzave dhe grave përmes mbështetjes ekonomike”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.